Një ngjarje e hidhur ka pushtuar botën e futbollit ditën e sotme. Bëhet fjalë për një vdekje tragjike në kontinentin amerikano-latin.
Futbollisti internacional Marco Angulo ka ndërruar jetë. Lojtari përfaqësonte Ekuadorin në kuadrin e kombëtareve. Ngjarja dramatike që i ka marrë jetën ekuadorianit ka qenë një aksident fatal me makinë. Mosha e re e lojtarit, 22 vjeç e bënë edhe më tragjike dhe hidhëruese vdekjen si pasojë e një fataliteti.
E gjithë bota e sportit është solidarizuar me aktin tragjik dhe ka shprehur ngushëllimet. Angulo ka marrë dëmtime të shumta të cilat kanë qenë të parikuperueshme. Ai luante në kampionatin vendas LigaPro për llogari të LDU Quito.
View this post on Instagram
Poll