
Jurgen Klopp & Matt Beard
Zi në futbollin anglez. Ish-trajneri i Liverpool të vajzave, Matt Beard, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare. Beard ka qenë dy periudha në krye të Liverpool, ku udhëhoqi klubin drejt dy titujve radhazi në Women's Super League në vitet 2013 dhe 2014.
Gjatë karrierës së tij të gjerë, ai ka drejtuar gjithashtu Chelsea, Boston Breakers, West Ham, ku arriti në finalen e Women's FA Cup, Bristol City dhe pati një periudhë të shkurtër në Burnley.
Klube dhe organizata, përfshirë Liverpool, Chelsea, Manchester United, WSL dhe FA, kanë shprehur trishtim të thellë, duke theksuar kontributin e tij të rëndësishëm në rritjen e futbollit femëror.
Poll