
Futbollisti i Afrikës së Jugut, Luke Fleuers është qëlluar për vdekje gjatë një një tentative për rrëmbim dhe vjedhje të makinës së tij.
Të shtënat ndodhën në një pikë karburanti të mërkurën mbrëma në periferi të Johanesburgut të Floridas. 24-vjeçari i ekipit të Kaizer Chiefs po qëndronte aty, në momentin kur iu afruan disa persona të panjohur që ishin të armatosur. Këta të fundit si fillim e urdhëruan futbollistin nga makina.
Në momentin që Fleuers ka dalë nga makina, siç raporton edhe policia është qëlluar me armë zjarri në pjesën e sipërme të trupit.
“Të dyshuarit shkuan drejt tij me armë zjarri në duar dhe e nxorrën nga automjeti i tij, ku më pas e qëlluan një herë në pjesën e sipërme të trupit”, tha nënkoloneli i policisë, Mavela Masondo.
Klubi i Kazier Chiefs, një nga më të njohurat në vend dhe 12 herë kampion i ligës, e quajti vdekjen e futbollistit si ‘tragjike’. Gjithashtu, klubi shtoi se policia po e trajton çështjen me detaje.