
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Bullgari. Në prag të ndeshjes midis Arda dhe Levski, në elitën e futbollit bullgar, u mbajt 1 minutë heshtje për një ish-futbollist.
Petko Ganchev u nderua në prag të sfidës, për shkak se ishte marrë lajmi se ish-i i Ardës kishte ndërruar jetë. Megjithatë, pasi u mbajt 1 minutë heshtje, klubi i Arda doli me komunikatë zyrtare duke treguar se Petko Ganchev ishte gjallë dhe lajmi për vdekjen e tij kishte qenë i rremë.
“Të nderuar gazetarë dhe tifozë të Ardës, drejtuesit e klubit dëshirojnë t’i shprehin një ndjesë të madhe ish-futbollistit tonë Petko Ganchev dhe familjes së tij pasi kemi marrë informacione të pasakta për vdekjen e tij. Petkës i urojmë edhe shumë vite shëndet dhe t’i gëzojë sukseset e Ardës”, shkruan klubi bullgar.