Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E PAPRITUR/ Thiago Alcantara vendos të ‘pensionohet’ nga futbolli

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Thiago Alcantara vendos të ‘pensionohet’ nga
Thiago Alcantara

Thiago Alcantara ka vendosur që të ‘pensionohet’ nga futbolli. Ish-mesfushori i Barcelonës, Bayern Munich dhe së fundmi Liverpool, ka vendosur që t’i japë fund me futbollin e luajtur.

Një vendim i papritur nga 33 vjeçari spanjoll, që kishte oferta si nga Arabia Saudite apo edhe klube të Serie A. Megjithatë, pavarësisht këtyre ofertave, Alcantara e ka vendosur që nuk do të vazhdojë më që të luajë sportin më të populluar në botë.

Kujtojmë që ‘maestro’ i mesfushës ka pasur një karrierë mjaft të trofeshme.

Në karrierën e tij si futbollist, Thiago ka fituar 2 Champions League, 2 Botërore Klubesh, 7 Bundesliga, 4 La Liga, 4 Kupa të Gjermanisë, 3 Superkupa  të Europës, 1 FA Cup, 2 Copa del Rey, 2 Superkupa të Spanjës, 2 Superkupa të Gjermanisë, 1 Carabao Cup dhe 1 Community Shield.

Pra, plot 32 trofe për spanjollin gjatë karrierës së tij. Një lojtar i mrekullueshëm, gjeniu i mesfushës i cili ishte plot kualitet pritet që të hapë një faqe të re në jetën e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga