
Trofeu i Superligës së Zvicrës
Bastien Toma nuk do të jetë më pjesë e St.Gallen në Zvicër. Klubi zviceran ka zyrtarizuar largimin e mesfushorit 26-vjeçar, disi në mënyrë të papritur pasi futbollisti ishte ende në kontratë.
Kontrata e Tomës ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2026. Megjithatë, sipas njoftimit të St.Gallen, klubi dhe vetë mesfushori kanë rënë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit.
Tashmë Bastien Toma është një lojtar i lirë në treg, teksa kërkon për aventurën e radhës. Më herët ai është aktivizuar për ekipe si Sion, Genk dhe Paços Ferreira.
View this post on Instagram
Poll