Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E PAPRITUR/ 1 milion euro, Arinaldo Rrapaj “tradhtohet” nga shqiptari i ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ 1 milion euro, Arinaldo Rrapaj “tradhtohet” nga
Ilir Krasniqi

Ilir Krasniqi me shumë mundësi do të largohet nga Kolos Kovalivka që në merkaton e janarit. Qendërmbrojtësi shqiptar është gati për një aventurë të re tek Widzew Lodz në Poloni.

Vlera e futbollistit në “Transfermarkt” është 1 milion euro, aq sa pritet të paguajnë edhe polakët për të. 25-vjeçari shihet nga Widzew Lodz, si i duhur për të përforcuar repartin difensiv.

Kështu, Krasniqi mund të “tradhtojë” Arinaldo Rrapajn, pasi me ish-in e Partizanit luan tek ukrainasit e Kolos Kovalivka. Megjithatë, nëse do të transferohet tek Widzew, do të gjente një “koloni” shqiptarësh.

Aty aktivizohen Dion Gallapeni, Lindon Selahi, Juljan Shehu dhe Andi Zeqiri.

Poll

Lexo gjithashtu