Te Real Madrid ende nuk e pranojnë të vërtetën që Vinicius Jr nuk e fitoi “Topin e Artë”.
Së fundmi, presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez ka folur mbi votat e këtij çmimi, duke thënë se nëse nuk do të kishin votuar gazetarët nga 4 shtete, ku përfshin dhe Shqipërinë, Vini Jr do ishte fitues.
“Nëse nuk do të votonin gazetarët nga Namibia, Uganda, Shqipëria dhe Finlanda, Vinicius do të kishte fituar “Topin e Artë”. Këto vende nuk i dhanë asnjë votë. Ne duhet të pyesim, se cilat janë kriteret e tyre për sportin”, është shprehur Perez.
Kujtojmë se gazetari i cili votoi për Shqipërinë ishte Besnik Dizdari. Ai i dha Vinicius Jr 3 pikë, teksa Rodrit, fitues të “Topit të Artë” i dha pikët maksimale, pra 15 pikë.