Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E “kryqëzuan” pas humbjes me Senegal-in, Enrique i mban anën Diazit: Është thjesht sport, ai nuk është vrasës

Shkruar nga NEWSPORT
E “kryqëzuan” pas humbjes me Senegal-in, Enrique i mban
Luis Enrique

Maroku nuk e gjeti dot fitoren në Kupën e Kombeve të Afrikës, ndërsa protagonisti i cili u godit nga të gjithë ishte sulmuesi, Brahim Diaz.

Ndeshja e djeshme përpos rivaliteti që pritej sigurisht që luhej edhe për prestigj. E në kohën kur gishti drejtohet nga fajtori, trajneri i PSG, Luis Enrique ka zgjedhur që të mbajë anën e Diazit. Kjo është kuptuar edhe nga deklarata e fundit që ai ka bërë. Ndër të tjera ish-trajneri e ka paralelizuar situatën me atë të legjendës së futbollit Zinedine Zidane.

Për të cilën ka thënë se edhe ai gaboi njësoj në po një ndeshje të një Kupe Bote, por sipas tij kur ti bën diçka mirë në futboll është meritë ndërsa kur e bën keq kritikohesh.   

"Kur funksionon, të gjithë duartrokasin, kur gabon, ka shumë kritika. E njoh Brahimin, ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe i jashtëzakonshëm. Ajo që po ndodh tani është shumë e padrejtë. Është thjesht sport, ai nuk është vrasës apo njeri i keq", ka përfunduar Enrique.

 

Poll

Lexo gjithashtu