
Sulmuesi spanjoll Marco Asensio dhe portieri Ederson janë një hap larg kalimit në Superligën turke. Iberikasi e ka fituar Championsin me Realin në 4 raste dhe kërkon një aventurë të re futbollistike në një ligë më pak elitare se La Liga, Ligue 1 dhe Premier League.
Fenerbahce ndodhet shumë pranë transferimit të 29-vjeçarit nga PSG, pasi klubi francez zotëron kartonin e tij. Nga ana tjetër, një emër i rëndësishëm është drejt Superligës turke, Ederson.
Gardiani i Manchester City nuk ka më vend te “Qytetarët” dhe Galatasaray ka ditë që po punon për zhvendosjen e brazilianit. Në këtë merkato, futbolli për klube në Turqi ka vendosur tjetër standart në merkato, duke konkurruar denjësisht ligat më të mira të Europës.