
Inigo Martinez
Inigo Martinez do të largohet nga Barcelona për t’u transferuar në Arabinë Saudite. Qendërmbrojtësi spanjoll ka përfunduar aventurën me katalanasit dhe do të bëhet pjesë e Al Nassr.
Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano nëpërmjet një postimi. Barcelona nuk do të përfitojë asnjë para nga largimi i Inigo Martinezit drejt Arabisë, përveç pagës së tij prej 12 milionë eurosh që kishte mbetur në një vit kontratë.
Mbrojtësi spanjoll do të firmosë një kontratë me Al Nassr deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm, me opsion për një vit shtesë. Kjo do te jetë aventura e parë e Inigo Martinezit jashtë Spanjës.
View this post on Instagram
Poll