Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E gjithë Turqia kundër Rey Manajt, Sivasspor reagon për herë të parë: Klubi ynë dënon fuqimisht sjelljet që janë kundër vlerave themelore të sportit

Shkruar nga NEWSPORT
E gjithë Turqia kundër Rey Manajt, Sivasspor reagon për herë
Momenti i nderhyrjes se Manajt ndaj lojtarit turk

Ndërhyrja e Rey Manajt ndaj Baris Alper Yilmaz në humbjen që Sivasspor mori ndaj Galatasarayt ka shkaktuar “tërmet” në Turqi. I gjithë opinioni sportiv është kthyer kundër, pasi e konsiderojnë të qëllimshme ndrhyrjen e sulmuesit shqiptar ndaj atij turk.

Komentet dhe fyerjet ndaj Manajt janë të shumtë në rrjetet sociale, teksa Sivasspor ka reaguar pas disa ditësh rresht kësaj çështje. Skuadra turke i ka dalë në mbrojtje lushnjarit, ndërsa shkruajnë në një postim se asgjë nuk ishte e qëllimshme dhe se dënojnë të gjitha sjellet dhe komentet jo sportive të bëra kundrejt Manajt.

“Ne do të dëshironim të theksonim që si klub kemi vlerësuar me kujdes incidentin që ka lidhje me ndërhyrjen e futbollistit tonë Rei Manaj ndaj lojtarit të Gallatasarajit Barısh Alper Jıllmaz në pjesën e fundit të ndeshjes.

Ne nuk aprovojmë veprimin e lojtarit tonë, Rei Manaj. Megjithatë, ne besojmë se kjo situatë nuk duhet të interpretohet sikur lojtari ynë dëmtoi me dashje Jillmaz. Incidente të tilla në fushë janë pjesë e futbollit dhe janë plotësisht pasojë e reagimeve të momentit brenda lojës.

Klubi ynë dënon fuqimisht komentet e tepruara që kanë si objektiv Rei Manajn. Është e qartë që sjellje të tilla, të cilat janë kundër me vlerat themelore të sportit, dënojnë të ardhmen e futbollit turk”, shkruhet në postimin e klubit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga