Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ Sezon i vështirë në Eredivisie, falimenton klubi i njohur holandez dhe rrezikon shkrirjen

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Sezon i vështirë në Eredivisie, falimenton klubi i
Çast nga 1 ndeshje mes Vitesse dhe Ajax

Vitesse po kalon periudhën më të errët në historinë e klubit. Pasi ranë nga Eredivisie, elita e futbollit holandez, klubi ka falimentuar.

Federata Holandeze e Futbollit madje kërkon ta shkrijë, ndërsa klubi i Vitesse ka mundësinë e apelimit. Do të ishte Guus Franke, që shihej si shpëtuesi i holandezëve, ai që kishte marrë përsipër të investonte.

Ky i fundit megjithatë u tërhoq nga bisedimet për t’i shpëtuar. Klubi po kalonte në probleme financiare prej vitesh, megjithatë vetëm sezonin e fundit gjërat u kthyen në shumë serioze.

Klubi drejtohej nga financues që tregohet të vinin nga Rusia. Kështu për shkak të sanksioneve ndaj tyre, gjithçka u vështirësua.

Vittese ra nga elita e futbollit holandez, për shkak të uljes së pikëve që federate aplikoi. Ditët në vijim do të vendoset gjithçka, ndërsa kujtojmë se Vitesse ka shkruar historinë në Holandë duke fituar 1 herë Kupën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga