Antoine Griezmann e ka përjashtuar mundësinë për tu rikthyer sërish në kombëtare.
Sulmuesi francez vendosi të tërhiqet nga “Gjelat”, vendim që do të vijojë ta mbajë pavarësisht mungesës së Kylian Mbappe.
“Jam shumë krenar dhe shumë i befasuar nga të gjitha mesazhet e këndshme që kam marrë nga tifozët dhe njerëzit në botën e futbollit. Jam shumë i lumtur, kam qenë shumë i emocionuar. Jam i lumtur që kam lënë gjurmë të mira me ekipin francez, por nuk do të kthehem. Nuk ishte një impuls, por konsideratë e kujdesshme. Ka përfunduar plotësisht,” shpjegoi ai.
Poll