
Mats Hummels
Pak ditë më parë, Mats Hummels njoftoi se do të largohej nga Roma për t’u tërhequr përfundimisht nga futbolli. Por aventura e tij në fushat e blerat me shumë gjasa nuk do të përfundojë në javën e fundit të Serie A.
Siç raportojnë mediat italiane, mbrojtësi i Romës po mendon një rikthim të bujshëm tek Borussia Dortmundi. Kjo për shkakun se verdhezinjtë luajnë në Kupën e Botës për Klube këtë verë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithëse kontrata e 36-vjeçarit skadon më 30 qershor, Hummels mund të përfitojë nga merkatoja pak ditore e hapur vetëm për ekipet pjesëmarrëse në Botërorin e Klubeve.
Poll