
Granit Xhaka
Lajme të bujshme vijnë nga Turqia. Granit Xhaka ka përfunduar në radarët e skuadrës së Galatasarayt.
Skuadra turke pavarësisht se ende nu ka përfunduar sezoni aktual, ka nisur punën për sezonin e ri. Kështu mesfushori shqiptar raportohet në Turqi se është një nga objektivat e tyre, madje mes palëve kanë nisur edhe kontaktet e para.
Verdhekuqtë besojnë shumë te aftësitë e kapitenit të Zvicrës dhe janë të gatshëm t’i besojnë çelësat e mesfushës. Një pistë e vështirë, por në futboll jemi mësuar të shikojmë edhe surpriza.
Kujtojmë se Xhaka ka luajtur në 45 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 7 asistime. Ndërsa ka kontratë me Bayer Leverkusen deri në qershor të vitit 2028.
Poll