
Mbrëmjen e sotme në Paris do të mbahet ceremonia e “Topit të Artë”. Kurioziteti dhe emocionet se kush do të mund të fitojë këtë trofe janë rritur ndjeshëm dhe tashmë tifozët dhe të gjithë sportdashësit mezi presin ta zbulojnë se në duart e kujt lojtar do të shkojë ky çmim.
Por kur jemi vetëm disa orë para ceremonisë, në Spanjë kanë “plasur bombën”. Gazetari spanjoll Edu Aguirre, i cili është shumë afër me ekipin e Real Madrid ka deklaruar se fituesi i “Topit të Artë” për këtë vit është Lamine Yamal.
Madje ky i fundit do të udhëtojë i shoqëruar me 20 familjarë drejt Parisit, detaj që “vërteton” akoma më shumë deklaratën e gazetarit spanjoll.
“Lamine Yamal është fitues i Topit të Artë,” është shprehur gazetari spanjoll.
Ndërkohë Ousman Dembele ishte i përfolur shumë se mund të ishte ai fituesi, por orët e fundit duket se situata ka marrë tjetër rrjedhë dhe 18-vjeçari spanjoll mund ta fitojë për herë të parë këtë trofe.
????????️ Edu Aguirre (Spanish journalist): "I think Lamine Yamal has won the Ballon d'Or." pic.twitter.com/ALhWy00l2C
— Barca Report (@Barca_Report_) September 22, 2025