
Lojtarët kanë disa vite që po ankohen për numrin e ndeshjeve që po luajnë. Sfidat janë bërë shumë intensive, duke shkuar edhe në plot 3 ndeshje brenda 7 ditëve.
Diçka e tillë ka filluar të mos pranohet nga lojtarët, të cilët kanë nisur ankesat, madje duke kërcënuar edhe me grevë. Janë Rodri, Kounde dhe Carvajal që kanë folur së fundmi për këtë temë duke u shprehur mjaft të indinjuar.
Rodri – “Ne jemi shumë afër që të shkojmë në grevë. Nëse vazhdon kështu, nuk do të kemi zgjidhje tjetër, pasi është diçka shqetësuese”.
Kounde – “Çdo vit kemi më shumë ndeshje dhe më pak pushim. Kemi viti që e themi këtë, por askujt nuk po i intereson”.
Carvajal – “Është një mundësi reale që ne të nisim grevën, lojtarën nuk po merren parasysh. Duhet të ngremë zërin”.