
Ditën e djeshme u tha në mediat gjermane se Granit Xhaka kishte vendosur të qëndronte në Bundesligë te Bayer Leverkusen, aty ku familja e mesfushorit kishte luajtur rol të rëndësishëm.
Por raportimet e fundit nga Anglia theksojnë tjetër qasje. Sipas “The Sun”, Xhaka ia ka bërë të qartë bordit të “Aspirinave” se e ka ndarë mendjen, do vetëm kalimin në Premier League te Sunderland.
Ekipi anglez këtë sezon do të militojë në elitën e futbollit ishullor dhe kërkon të përforcojë grupin me transferime të rëndësishme për të qenë konkurrues.
Duket se projekti i Sunderland e ka bindur 32-vjeçarin. Në ditët në vijim do të vendoset gjithçka, nëse “regjisori” i Leverkusen do të qëndrojë në “BayArena” apo do rikthehet në Premier League.