
Besiktas po mendon ende për përforcime në merkaton e janarit, pasi në Turqi mbyllet më 11 shkurt. Klubi turk me në krye trajnerin Ole Gunnar Solskjaer po mendojnë për një mesfushor të fortë dhe me kualitet, teksa kanë “piketuar” Casemiron.
Ish-mesfushori i Real Madrid që tashmë aktivizohet me Manchester United me shumë mundësi do të kërkojë një aventurë të re në verë. Në këto kushte, Besiktas është vënë në lëvizje duke pasur një interesim serioz. Pritet të shihet nëse ky “operacion” i vështirë të kryhet në orët/ditët e ardhshme.
Kujtojmë se në rast transferimi te “Shqiponjat”, Casemiro do të gjente aty dy shqiptarë. Mesfushori i njohur brazilian do të bashkohej me Ernest Muçin dhe sulmuesin tjetër shqiptar, Milot Rashicën.