
Denzel Dumfries
Interi arriti një fitore të madhe ditën e djeshme ndaj Atalantës me shifrat 2-0, duke bërë një hap të madh drejt titullit kampion. Megjithatë, lajmet nuk janë aspak të mirë për ekipin zikaltër pas asaj fitoreje.
Denzel Dumfries pësoi një dëmtim në pjesën e dytë dhe u detyrua të linte fushën e lojës. Lajm i keq dhe për anësorin 28-vjeçar pasi nuk do të jetë me Kombëtaren holandeze as për dy ndeshjet ndaj Spanjës.
Këtë e ka konfirmuar vetë kombëtarja “tulipane” në faqen e tyre zyrtare. “Denzel Dumfries i cili u dëmtua në ndeshjen ndërmjet Atalantës dhe Interit, i është nënshtruar testeve mjekësore dhe është i padisponueshëm për dy ndeshjet kundërs Spanjës këtë javë”, shkruan Holanda.
Poll