
Anglia ditën e djeshme ka bërë publike edhe listën e të grumbulluarve për ndeshjen me Shqipërisë dhe Letoninë. Thomas Tuchel në konferencën për shtyp ka shpjeguar zgjedhjet e tij, ndërsa ka folur edhe për sfidën me Kombëtaren shqiptare. Takim ky që do të luhet më 21 mars në “Ëembley” në orën 20:45.
Gjermani vlerësoi maksimalisht të 2 rivalët, ndërsa për kuqezinjtë nënvizoi se kanë një trajner të mirë, duke i thurur kështu “elozhe” Sylvinhos.
“Të dy ekipet janë për t’u respektuar edhe pse nuk janë favoritë. Shqipëria ka një trajner shumë të mirë që ka luajtur në nivele të larta. Ka lojtarë me karakteristika të mira individuale që mund të godasin falë aftësive të tyre teknike.
Duhet të jemi të përgatitur mirë, pasi do të jenë ndeshje të vështira. Ne nuk duhet të përpiqemi të kopjojmë kombe të tjera apo stile të tjera, kjo vetëm pasqyron vlerat e vendit me ligën më të fortë në botë.Ne do të përpiqemi të zbatojmë një stil të drejtpërdrejtë, sulmues dhe do të përpiqemi të rrisim ritmin dhe intensitetin e lojës sonë. Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë në një kurs përplasjeje të hënën dhe të çlirojmë potencialin të premten”, u shpreh Tuchel.