
Ardon Jashari
Ekipet shqiptare dhe ato europiane, po zhvillojnë çdo ditë përballje miqësore përpara se të nisë sezoni i rregullt. Edhe e diela e sotme sjell shumë sfida miqësore, ku në sy bien katër takime mjaft interesante.
Një sfidë mjaft e bukur do të zhvillohet në orën 16:00, ku Chelsea do të presë në “Stamford Bridge” klubin e Milanit. Më pas në orën 17:30, Borussia Dortmundi dhe Juventusi do të zbresin në “Signal Iduna Park”.
Gjithashtu dhe Cristiano Ronaldo me shokë do të zbresin në fushë për t’u përballur me Almerian në orën 19:00. Ndërsa në orën 21:00, Barcelona do të presë në Spanjë skuadrën e Comos.
Poll