
Është mbyllur në shifrat e barabarta koha e rregullt mes PSG-së dhe Tottenham, 2-2. Ky takim është i vlefshëm për Superkupën e Europës, e cila i jep mundësi ballafaqimi mes fituesit të Champions League dhe Europa League. Këtë vit stadiumi pritës ishte ai i Udines, me një kapacitet prej 25.144 vende.
Edhe pse Tottenhem rezultonte ndjeshëm i disavantazhuar në “letër”, londinezët bën surprizën deri në minutën e 84’. Fillimisht të besuarit e Thomas Frank shënuan në pjesë e parë me Van de Ven në minutën e 39’. Por “Gjelat” nuk u kënaqën me kaq, duke gjetur edhe golin e dytë në të 48’ minutë, përsëri me një mbrojtës, kësaj radhe ishte Romero.
Por atëherë kur u duk se gjithçka kishte përfunduar, u “zgjua” Parisi, ku në harkun e 9 minutave shënuan 2 gola, Lee Kang 85’ dhe Ramos 94’. Ndeshja kaloi në penallti, kur parisienët u treguan më të saktë (4-3), teksa goditjen finale e konkretizoi Nuno Mendes.