
Dybala, Dovbyk, Hummels
Aventura e Artem Dovbyk në Serie A është drejt përfundimit pas vetëm një sezoni në kampionatin italian. Sulmuesi i Romës me shumë gjasa do të rikthehet në Spanjë, atje ku bëri bujë sezonin e kaluar.
Siç raportojnë mediat spanjolle, Girona po kërkon të rikthejë sulmuesin 27-vjeçar në kampin bardhekuq. Në verën e vitit të kaluar, kryeqytetasit e italisë e blenë sulmuesin ukrainas për gati 40 milionë euro, por e kanë humbur besimin tek ai.
Oferta e Gironës për ta rikthyer Dovbyk në Spanjë pritet të jetë 30 milionë euro. Këtë sezon me fanellën e Romës në Serie A, Dovbyk ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar tre herë në 30 javë.
Poll