
Përfaqësuesja e Anglisë do të nisë kualifikueset e Botërorit 2026 pikërisht përballë Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, luhet më 21 mars duke nisur nga ora 20:45.
Ndërkohë që ditën e sotme, trajneri i “3 Luanëve”, Thomas Tuchel ka publikuar listën e lojtarëve që janë grumbulluar për ndeshjet e muajit mars. Sigurisht që yjet nuk mungojnë që nga porta e deri në sulm.
Emrat që spikasin më shumë në këtë listë janë Ëalker, Bellingham, Palmer, Rice, Foden, Kane apo edhe Marcus Rashford. Më poshtë do të njiheni me listën e plotë të Anglisë.
LISTA:
Portierë: Henderson, Pickford, Ramsdale, Trafford.
Mbrojtës: Burn, Colwill, Guehi, James, Konsa, Lewis-Skelly, Livramento, Quansah, Walker.
Mesfushorë: Bellingham, Eze, Henderson, Jones, Palmer, Rice, Rogers.
Sulmues: Bowen, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Solanke.