Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Do të jap gjithçka për Fenerbahcen”, Mourinhos nuk i del inati me Romën: Zero interes për ish-lojtarët e mi. Objektivat? Nuk bëj premtime

Shkruar nga NEWSPORT
“Do të jap gjithçka për Fenerbahcen”, Mourinhos nuk
Jose Mourinho gjatë prezantimit te Fenerbahce

Jose Mourinho është zyrtarisht trajneri i Fenerbahces. Portugezi do të vazhdojë kështu karrierën në Turqi, ku do të kërkojë të jetë protagonist dhe të fitojë trofe.

“Special One” është prezantuar para klubit dhe tifozëve. Mourinho ka treguar se çfarë e bindi për të pranuar ofertën e Fenerbahces dhe cilët do të jenë objektivat për sezonin e ardhshëm.

“Pse zgjodha Fenerbahçen? Stabiliteti, projekti që më paraqiti ishte shumë i rëndësishëm. Gjithçka është në nivel të lartë… Shkova në ambientet e klubit, niveli që pashë ishte shumë i mirë. Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë e mia. Do të jap gjithçka për tifozët e Fenerbahçes.

Personi i parë që më kontaktoi ishte Mario Branco. Më pas, Ali Koç ishte personi i parë që u kontaktua. Unë dua të shoh një projekt, jo një emër. Unë dua stabilitet.

Objektivat? Zero premtime. Mund të premtoj përkushtim ndaj klubit, pasion dhe ndjeshmëri me tifozët. Ky stof tani është pjesë e lëkurës sime. Uroj që të gjithë në klub të kenë këtë mentalitet. Nuk premtoj, por objektivi ynë kryesor është fitimi i kampionatit. Ne i respektojmë tri skuadrat e tjera që garojnë në kampionat. Kualifikimi në Europa League mund të duket më i arritshëm për sa i përket suksesit, por objektivi ynë kryesor është Champions League.

Tifozët kërkojnë trofe? Ai që duhet të jetë i durueshëm, që duhet të jetë i qetë janë presidenti, drejtorët dhe trajneri. Tifozët duhet të jenë të çmendur dhe kërkues. Nëse një lojtar nuk mund të përballojë presionin, ai nuk është mjaftueshëm i mirë për Fenerbahçen. Unë e dua atë pasion.

Lukaku dhe Dybala? Do të përpiqem të jem edhe më i drejtpërdrejtë. Më lejoni të jem i qartë, kam zero interes për lojtarët e Romës.

Arda Guler? Nëse Arda Guler dëshiron të vijë, pse jo? Nëse ai e do Fenerbahçen, nëse vjen falas dhe Real Madridi paguan 75% të pagës së tij, nuk mund të themi jo”, përfundoi “Special One”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga