
Carlos Teves ka alarmuar të gjithë argjentinasit. Trajneri i cili aktualisht drejton Independientes ka përfunduar në spital.
Ish-sulmuesi argjentinasi ka ndjerë dhimbje të forta në gjoks dhe menjëherë pas këtyre problemeve ka shkuar në spital. Teves ka kryer vizitat mjekësore, të cilat për fatin e mirë kanë dalë të kënaqshme.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga Avellaneda nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Gjithashtu bëhet me dije se Teves do të vazhdojë të bëjë një sërë testesh për të bërë në kontroll më të përgjithshëm.
“Trajneri ynë, Carlos Tevez, u pranua në Sanatorio La Trinidad de San Isidro – provinca e Buenos Airesit – me dhimbje gjoksi. Ai iu nënshtrua testeve përkatëse dhe ato ishin të kënaqshme”, shkruan klubi.