Këto janë ditët më të komplikuara të karrierës së Kylian Mbappe-së dhe rrjedhimisht të përditshmërisë së tij jashtë futbollit. Rasti i raportuar nga shtypi suedez nuk tregojnë shenja të mira. Mbi të gjitha është pasuruar me elementë të rinj.
Sërish sipas asaj që raportojnë mediat, organet e drejtësisë me seli në Stokholm ku kampioni i Real Madrid kaloi disa ditë pushime kanë konfirmuar hapjen e një hetimi ndaj personave të panjohur për një sulm seksual të dyshuar ndaj një vajze.
“Aftonbladet” dhe “Express” raportojnë se Mbappe është personi i "dyshuar në mënyrë të arsyeshme" për të qenë subjekt i ankesës së paraqitur nga viktima e supozuar.
Ajo shkoi në spital për të konstatuar përdhunimin, të cilin e pësoi natën mes 10 dhe 11 tetorit.
Në ato ditë, siç u përmend, Kylian Mbappé ishte në Stokholm, me miqtë dhe lojtarin e Paris Saint-Germain, Nordi Mukiele si dhe truprojat e tij ku fillimisht do të darkonte në një restorant të njohur në kryeqytetin suedez dhe më pas do të kalonte orët e para të mëngjesit në një klub nate.
Në seancën e parë të zhvilluar sot, komisioni nuk ka marrë asnjë vendim: dënimi po vlerësohet dhe pritet më 25 tetor.
Hapësire reklamuese
Çështjet kryesore
Detaje të reja nga Suedia mbi akuzat për përdhunim mbi Kylian Mbappe
Poll