Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Dëshira është e madhe të jem atje, në Kupën e Botës”, Lionel Messi për pensionimin: E vështirë, kupton që edhe momenti yt do të vijë së shpejti

Shkruar nga NEWSPORT
“Dëshira është e madhe të jem atje, në Kupën
Busques - Alba - Messi

Lionel Messi është rikthyer të flasë sërish për pensionimin e lajmëruar nga dy shokët e tij, Sergio Busquets dhe Jordi Alba. Në intervistën me Fabrizio Romano, “Pleshti” ka theksuar se është shumë e vështirë ta pranojë dhe të mendojë se diçka e tillë do të ndodhë edhe me të.

Ndër të tjera ka nënvizuar se aktualisht është në formë të mirë dhe se dëshiron të kontribuojë për ekipin e tij. Sa i takon pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2026, Messi theksoi se dëshiron shumë të jetë atje.

“Sinqerisht, është e vështirë. Së pari, sepse e sheh që ia ke kushtuar të gjithë jetën tënde profesionale futbollit, që njerëzit përreth teje po fillojnë të largohen dhe e kupton që edhe momenti yt do të vijë së shpejti.

Dhe së dyti, sepse ne ishim gjithmonë në harmoni brenda dhe jashtë fushës, dhe ndanim shumë gjëra edhe me familjet tona. Pra, është një humbje miqsh, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

Dhe sigurisht, këto janë momente të vështira edhe për ta, sepse të lësh pas diçka që e do nuk është kurrë e lehtë.

Dëshira dhe entuziazmi për të qenë atje në Kupën e Botës është shumë e qartë. Por dua të vazhdoj të ndiej se jam në formë të mirë, në mënyrë që të mund të kontribuoj dhe të jem i rëndësishëm për ekipin.

Mendoj se varet nga të qenit në gjendje të mirë fizike dhe besimi se mund të performoj në nivelin më të lartë të mundshëm”, ka theksuar argjentinasi.

Poll

Lexo gjithashtu