Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Të gjithë sy e veshë nga Parisi, mbahet sot ceremonia e “Topit të Artë”

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë sy e veshë nga Parisi, mbahet sot ceremonia e
Ousmane Dembele - Lamine Yamal

Mbrëmja e sotme do të jetë spektakolare. Në Paris do të mbahet edicioni i 69-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ku padiksutim vëmendjen më të madhe do ta marrë “Topi i Artë”. I dhënë çdo vit nga France Football që nga viti 1956, "Topi i Artë" është çmimi më i shquar që një futbollist mund të marrë në njohje të arritjeve të tij të jashtëzakonshme

Prej shumë javësh tashmë po përflitet se “Topi i Artë” është mes 2 futbollistëve që këtë vit kanë lënë gjurmë të mëdha me skuadrat e tyre. Lamine Yamal nga njëra ana dhe Ousman Dembele nga ana tjetër duket se do të luftojnë deri në fund “dhëmbë për dhëmbë” për këtë trofe.

Ceremonia e “Topit të Artë” do të nisë në orën 20:00 dhe pritet të mësohet se kushd ot ë arrijë të fitojë këtë çmim prestigjioz. Në fakt fituesi prej kohësh është vendosur, ku kanë votuar kapitenët, trajnerët dhe gazetarët dhe ne në mbrëmje do të mësojmë se cili prej tyre do ta bëjë të vetin këtë çmim. 

Poll

Lexo gjithashtu