
Inter Miami ia doli që të fitonte në transfertë përballë Atlanta United në ndeshjen e vlefshme për kampionatin amerikan. Sfida e zhvilluar në “Mercedes-Benz Stadium”, përfundoi 1-2 në favor të ekipit nga Miami.
Leo Messi ishte autor i një prej golave tek të tijët, ndërsa në prag të sfidës ndodhi një incident aspak i këndshëm. Në momentin që argjentinasi po futej në fushë për të kryer nxehmjen, një tifoz hedh në drejtim të tij një fanellë të Barcelonës.
8 herë fituesi i “Topit të Artë” e shkel fanellën e Barcelonës, edhe pse duket se asgjë nuk është e qëllimshme. Megjithatë, këto pamje po bëjnë xhiron në rrjet, pasi edhe pse Messi e pa fanellën, nuk u kthye mbrapsht për ta marrë nga toka.
Edhe pse e paqëllimshme, vlen të theksohet se ky gjest i sulmuesit nuk është pritur aspak mirë nga tifozët katalanas.
MESSI STEPS ON A BARCELONA JERSEY BY ACCIDENT! ????
— MARCA in English ???????? (@MARCAinENGLISH) March 17, 2025
Messi unintentionally stepped on a Blaugrana jersey after a fan quickly threw it as he was heading out to warm up on the field!????????#fcbarcelona #barcelona #messi #leomessi #barca #intermiami #interdemiami #mls pic.twitter.com/2dve3H9b7P