Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Darwin Nunez drejt largimit nga Liverpool, sulmuesi “merr me vete” edhe kolumbianin

Shkruar nga NEWSPORT
Darwin Nunez drejt largimit nga Liverpool, sulmuesi “merr me vete”
Luis Diaz

Darwin Nunez e ka të sigurt largimin nga Liverpool në merkaton e ardhshme verore. Sulmuesi uruguajan nuk shihet në planet e klubit për sezonin e ardhshëm.

Trajneri Arne Slot nuk e pëlqen më, gjë që e ka shprehur edhe në konferenca për shtyp. Megjithatë, Nunez nuk pritet të jetë i vetmi që do të largohet nga “The Reds” në fund të sezonit.

Sipas asaj që raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, edhe Luis Diaz është shumë pranë largimit. Manchester City, Barcelona dhe klubet arabe janë në “gjurmët” e tij.

Por, mbetet të jepet drita jeshile edhe nga vetë futbollisti. Kolumbiani ka kontratë me Liverpool deri në vitin 2027. Ndërkohë që u bashkua me “The Reds” në vitin 2022, kur u ble 53 milionë euro nga Porto.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga