Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Cristiano Ronaldo “shtang” tifozët me deklaratën e tij: Isha shumë afër Barcelonës, por …

Shkruar nga NEWSPORT
Cristiano Ronaldo “shtang” tifozët me deklaratën e tij:
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervist së fundmi, ku ka zbuluar shumë çka nga karriera e tij. Madje portugezi ka habitur me deklaratën e tij, kur ka nënvizuar se ka qenë shumë afër kalimit te Barcelona.

Para se të kalonte te Manchester United, CR7 ishte nën monitorimin e barçës, madje sulmuesi ishte takuar edhe me persona të caktuar nga skuadra katalanase, por transferimi nuk ndodhi. Në këto kushte vendosi të kalonte në Premier League dhe më pas pjesa tjetër është thjeshtë histori.

“Po, ishte kur unë isha duke luajtur tek Sporting Lisbona dhe kisha mundësinë që t’i bashkohesha disa klubeve të ndryshme, një prej të cilave ishte edhe Barcelona.

E mbaj mend isha me një person nga Barcelona i cili dëshironte transferimin tim, por nuk ndodhi. Ndoshta ata deshën të më transferojnë, por jo atë vit por vitin tjetër. Pastaj, një klub erdhi dhe më transferoi menjëherë. Ju e dini se sa shpejtë lëviz gjithçka në futboll”, ka theksuar portugezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga