
Chelsea ka fituar përballë Real Betis në ndeshjen e vlefshme për finalen e UEFA Conference League. Sfida e zhvilluar në Poloni, përfundoi me rezultatin 1-4 në favor të “Bluve të Londrës”.
Në fakt, ishte Betis skuadra që kaloi e para në avantazh. Goli i Ezzalzouli krijoi “frikë” te londinezët. Megjithatë, këta të fundit përmbysën gjithçka me Enzo Fernandez, Nicolas Jackson, Jadon Sancho dhe Moises Caicedo.
Kështu, Chelsea shpallet kampion në UEFA Conference League. Pasi siguroi pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, “Blutë e Londrës” fitojnë një trofe prestigjioz për të mbyllur mjaft mirë këtë edicion futbollistik.
Golat e ndeshjes:
Goli i Ezzalzouli
Goli i Enzo Fernandez
Goli i Nicolas Jackson
Goli i Jadon Sancho
Goli i Moises Caicedo