Basaksehir – Petrocub është takimi i vetëm që do të luhet në Conference League ditën e sotme. Një duel mes dy ekipeve që kërkojnë fitoren.
Kjo përballje do të luhet në “Basaksehir Fatih Terim Stadium” duke nisur që nga ora 16:30. Takim i vlefshëm për raundin e 4-të.
Në këtë përballje do të gjykojë një arbitër shqiptarë. Kryesorë do të jetë Genc Nuza, i cili do të ndihmohet edhe nga Fatlum Berisha dhe Buja Selimaj.
Arbitër i 4-të do të jetë Eridon Podorica. Në VAR do të jetë Dardan Çaka, teksa në AVAR pozicionohet Visar Kastrati. Një skuadër shqiptarësh që do të vendosin drejtësi në një nga sfidat më interesante në Conference league, duke bërë që takimi që do të luhet në Istanbul të “flasë shqip”.
Poll