Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Rrapaj dhe Bytyçi më të dobëtit, mësoni notat e lojtarëve të Partizanit kundër Iberias

Shkruar nga NEWSPORT
Rrapaj dhe Bytyçi më të dobëtit, mësoni notat e
Iberia - Partizani

Partizani është mposhtur në mënyrë surprizuese në sfidën e parë kundër Iberias. Ndeshja e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Conference League, është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të gjeorgjianëve.

Iberia kaloi në avantazh që në minutën e 31’ me anë të një penalltie, e cila u shkaktua nga Pano Qirko. Me fillimin e pjesës së dytë, nisi malorja për “Demat”. Arinaldo Rrapaj u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë të tijët me 10 lojtarë.

Në minutën e 57’, sulmuesi i Iberias, Sylla shënoi golin e dytë për skuadrën e tij. Të kuqtë nuk largohen pa pengje nga Gjeorgjia. Kjo për shkak të gjykimit. Trupa rumune favorizoi dukshëm vendasit te goli i dytë në minutën e 57, që ishte pozicion jashtëloje.

Arinaldo Rrapaj dhe Altin Bytyçi janë vlerësuar si lojtarët më të dobët në ndeshje. Rrapaj për shkak se la skuadrën me 10 veta në pjesën e dytë dhe Bytyçi për gabimet e bëra në pjesën e parë. 

Me këtë humbje, Partizani është me një këmbë jashtë aventurës Europiane, teksa shpreson tek ndeshja e kthimit. Sfida e dytë mes këtyre dy ekipeve do të luhet më 1 gusht, në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 20:00.

Rrapaj dhe Bytyçi më të dobëtit, mësoni notat e
Notat e ndeshjes Iberia - Partizani

 

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga