Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

E PAPRITUR/ Akuzohen për kërcënime me jetë, UEFA dhe Interpoli rrezikojnë ndeshjen e Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Akuzohen për kërcënime me jetë, UEFA dhe
Fotomontazh/ Vllaznia, UEFA, Interpol

Incindentet e ndodhura pas ndeshjes mes Valur dhe Vllaznisë në ndeshjen e parë në Islandë mund të sjellin pasoja më të mëdha. Tifozët u përleshën me stjuardët, ndërsa zyrtarët e klubit të Valur kanë denoncuar ata të Vllaznisë se i kanë kërcënuar me jetë.

Në këtë situatë, nuk është dashur vetëm ndërhyrja e UEFA-s, por këtu ka marrë pjesë edhe Interpolit. Këta të fundit duan të jenë në dijeni dhe të shohin sa të vërteta janë kërcënimet që janë parë, gjithmonë sipas fjalëve të klubit të Valur.

Kështu, edhe ndeshja e kthimit që do të luhet më 18 korrik në Shkodër është vënë në rrezik. Si UEFA dhe Interpoli po hetojnë mbi këtë ngjare, pas kërcënimeve të aluduara që kanë ardhur nga një anëtar i bordit të Vllaznisë.

Sipas medias angleze, “Daily Record”, UEFA raportohet se po merr në konsideratë sanksionet me të cilat mund të godasë dy klubet. Gjithashtu, është sugjeruar që ndeshja e kthimit të mos luhet në Shkodër, por në një vend neutral. Pritet të shihet ٣’do të ndodhë me Vllazninë dhe aventurën e saj europiane.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga