Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

DRASTIKE/ Kombëtarja shqiptare e ndjek “hap pas hapi”, gjermanët e përjashtojnë talentin nga ekipi

Shkruar nga NEWSPORT
DRASTIKE/ Kombëtarja shqiptare e ndjek “hap pas hapi”,
Weiper dhe Gruda

Nelson Weiper u kthye shumë shpejt në një nga lojtarët kyç për Mainz. Edhe pse në moshë të re, ai ishte protagonist kryesor si me klubin gjerman, por edhe me përfaqësuesen U21 të “panzerave”.

Megjithatë, sulmuesi që kërkohet edhe nga Sylvinho për Kombëtaren shqiptare, gjendet në një situatë të pakëndshme. Ai është lënë jashtë skuadrës së Mainz, për ndeshjen e “play-off” të Conference League. Kjo për shkak se deri më tani, Weiper ka refuzuar rinovimin e kontratës.

“Kur ke një lojtar që ka edhe 10 apo 11 muaj kontratë të mbetur, duhet të kuptosh nëse ai dëshiron të japë 100% për Mainz. Ne e kemi diskutuar vendimin me të gjithë lojtarët. Të gjithë të tjerët kanë nënshkruar kontrata të reja. Të gjithë duhet ta kuptojnë se klubi vjen i pari”, është shprehur trajneri Henriksen.

Poll

Lexo gjithashtu