
Tirana - Vllaznia
Tirana dhe Vllaznia u eliminuan në turin e parë të Conference League. Bardheblutë u mposhtën nga Torpedo Kutaisi, ndërsa shkodranët nga Valur.
Megjithatë, asnjë prej këtyre dy ekipeve nuk ka dalë me humbje. Përkundrazi, si Tirana ashtu dhe Vllaznia kanë arkëtuar nga 150 mijë euro. Kaq ishte shumë që do të fitonte një ekip nëse eliminohej që në turin e parë.
Një shifër jo shumë e madhe, por që mund të mbyllë disa ‘vrima’ në merkaton e dy klubeve. Pritet të shihet se si do t’i përdorin ekipet e Superiores këto të ardhura, duke pasur merkaton e hapur dhe reparte që kanë nevojë për përmirësim.
Poll