Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

3 mungesa të rëndësishme, Thomas Brdaric para sfidës me Valur: Diçka jo e mirë, por ndeshja është 50 me 50

Shkruar nga NEWSPORT
3 mungesa të rëndësishme, Thomas Brdaric para sfidës me
Thomas Brdaric

Në orën 20:30, Vllaznia do të përballet kundër islandezëve të Valur. Shkodranët barazuan 2-2 në ndeshjen e parë, ndërsa në “Loro Boriçi” kërkojnë të arrijnë të fitorje, diçka që është mëse e realizueshme.

Para kësaj sfide, në konferencën për shtyp para mediave ka folur trajneri i shkodrnavë, Thomas Brdaric. Përveç pozitivitetit dhe besimit që kanë te fitorja, tekniku tregon që kanë 3 mungesa të rëndësishme si e Grudës, Deliut dhe Bajramit.

“Jemi të përgatitur për të luftuar, ka për të qenë një ndeshje e fortë. Ndeshja është gjysmë e përfunduar dhe të gjithë do të bëjnë maksimumin. Gruda nuk do të jetë gati për lojë, as edhe Bajrami ka pasur një dëmtim në pulpë. Por kemi shumë lojtarë dhe janë të motivuar dhe me zor po presin që të nisë ndeshja.

Mungesa e Deliut nuk është diçka e mirë për ne, duhet të punojmë shumë që mos na ndodhin gjërat e ndeshjes së kaluar. Ne e dimë që nuk ishte e rëndësishme vetëm ndeshja e parë, Valuri është një ekip me shumë eksperiencë, nesër shpresoj të jetë një atmosferë e zjarrtë në stadiumin tonë.

Ndeshja është 50 me 50, duam ti përballojmë në nivelin maksimal. Duhet të na shpërblehet puna e bërë, nuk e kuptoj pse UEFA na lejoi të luanim në ato kushte në Islandë, por tani ne luajmë në shtëpinë tonë.

Unë ndjehem shumë mirë këtu, me jetën. Duhet të jemi të kujdesshëm në fushë dhe jashtë saj, tifozët duhet të na mbështesin dhe të kemi gjithçka në kontroll. Duhet të japim një pikturë të mirë për Shqipërinë tek UEFA”, ishin fjalët e Brdaric.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga