Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

1 vit më parë gjykonte klubin tjetër shqiptar, arbitri rikthehet në Europë për Vllazninë

Shkruar nga NEWSPORT
1 vit më parë gjykonte klubin tjetër shqiptar, arbitri rikthehet
Tim Marshall

Tim Marshall është kryesori i ndeshjes Valur – Vllaznia. Arbitri nga Irlanda e Veriut do të ketë në krah Georgios Argyropoulos dhe Adam Jeffrey. Në anën tjetër Shane Andrews është caktuar si i katërt i ndeshjes në Islandë.

Tim Marshall nuk është i panjohur për klubet shqiptare. 20 korrikun e vitit të kaluar ndante drejtësi në turin e parë të Conference League ku ndeshej Shkupi me Hegelmann(0-0).

Kujtojmë se sfida e Vllaznisë luhet më 11 korrik në transfertë dhe me 18 korrik në Shkodër. Në rast se Vllaznia kalon më tej, do të ndeshet me St Mirren në turin e dytë të Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga