
Xabi Alonso
Xabi Alonso beson te përmbysja përballë Bayern Munich në Champions League, pavarësisht humbjes 3-0 në ndeshjen e parë.
I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndonjë mrekulli si ndeshja Liverpool – Milan në 2005, kur Alonso ishte mesfushor i “The Reds”, tekniku spanjoll ka thënë se gjithçka mund të ndodhë.
“Padyshim që mund ta përsërisim, do na marrë kohë analiza për të përmbysur këtë rezultat pasi na mundën mirë. Çdo gjë shkoi kundër nesh për shkakun tonë.
Por nuk është mbyllur asgjë dhe po, cdo gjë ndodh. Nëse ka një shans, ne do të luftojmë për të. Tre gola disavantazh? Një gol ndryshon gjithçka, ju e dini”, ka thënë Alonso.
Poll