
Kanë përfunduar 3 sfidat e orës 21:00 të mbrëmjes së sotme të Champions League. Në ndeshjet e para të vlefshme për fazën e 1/16-ave u shënuan 5 gola.
Bayern Munich është hakmarrë ndaj Leverkusen duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. “Djemtë” e Kompany dominuan ndeshjen, teksa triumfuan me dygolëshin e Harry Kane, ndërsa një tjetër gol e shënoi Jamal Musiala. Vlen të përmendet se “Aspirinat” mbetën me 1 lojtar më pak, pasi Mukiele u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 62’.
Në ndeshjet e tjera, Barcelona me 10 lojtarë ka triumfuar në transfertën portugeze ndaj Benficas. Edhe pse me një lojtar më pak që prej minutës së 22-të kur Cubarsi u ndëshkua me karton të kuq, katalanasit ia dolën që të merrnin një fitore minimale 0-1 me golin e Raphinha.
Po me rezultatin 0-1 fitoi edhe Liverpool në transfertë përballë Paris Saint-Germain. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Elliott në minutën e 87-të. Kujtojmë që duelet e kthimit mes këtyre ekipeve do të zhvillohen më datë 11 mars.
Bayern Munich 3 - 0 Bayer Leverkusen
Goli i Harry Kane
Goli i Jamal Musiala
Goli i Harry Kane
PSG 0 - 1 Liverpool
Goli i Elliott
Benfica 0 - 1 Barcelona
Goli i Raphinha