Ndeshja e kthimit nga gjysmëfinalja e Champions League mes Bayern Munich dhe PSG-së, e përfunduar 1 – 1, vazhdon të “ziejë” jo vetëm në mediat evropiane. Vendimet e arbitrit Joao Pinheiro, kanë sjellë shumë polemika dhe pakënaqësi, deri në atë pikë sa të konsiderohet në masë si “krim”.
Në minutën e 29-të, teksa Parisi po kryesonte 1 – 0, mbrojtësi Nuno Mendes hapi krahun qëllimisht dhe preku topi më dorë. Portugezi e kishte një karton të verdhë dhe kur të gjithë prisnin përjashtimin e tij, arbitri u konsultua ma asistentin dhe vendosi që kishte pasur faull më parë nga Laimer, i cili po ashtu, sipas arsyetimit të arbitrave në ndeshje, kishte prekut topin me dorë më herët.
Në pamje, është mëse e qartë se Laimer nuk kishte asnjë kontakt të parregull me topin. Kjo “skenë” i jep të drejtë Bayern. Nëse në këtë episod do ishte vlerësuar karton i kuq, kronologjia e ndeshjes mund të kishte marrë tjetër rrjedhë, pasi ishte vetëm minuta e 29-të dhe mbeteshin shumë minutazh për t’u luajtur.
Por kjo nuk është e gjitha. Në postimet e kanalit zyrtare të UEFA Champions League në Instagram, aksionet e rrezikshme të Bayern, rastete e diskutueshme, goli i Harry Kane apo falënderimi që lojtarët bavarezë i bën tifozëve për mbështetjen në shkallët e stadiumit, mungonin.
Aty dominonte festa e lojtarëve të PSG-së për sigurimin e finales dhe aksioni i golit nga Dembele te francezët, e cila merr qasjen e një “reklame” për PSG-në dhe “zhdukjen” e Bayernit. “Panorama” në fjalë, rrit dyshime për njëanshmëri.
paris a gagné et bravo à eux mais la main de laimer avant celle de nuno mendes arf compliqué de voir une main #baypsg pic.twitter.com/6VVBlfoU22
— BLACKTETU21 (@BLACKTETU21) May 7, 2026
