
Pamje nga sherri
Drita dhe Copenhagen do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidën e kthimit, në kuadër të fazës së dytë të Champions League.
Por në prag të ndeshjes në Prishtinë, qytet ku do të luhet ndeshja ka nisur një sherr masiv. Tifozët shqiptarë janë përleshur me ata danezë, teksa në pamjet e publikuara shihen grushte dhe goditje me karrige.
Kujtojmë se “Intelektualët” do të kërkojnë mrekullinë, pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nis në orën 20:00.
Poll