
Atalanta
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Club Brugge – Atalanta me shifra të barabarta 1-1, golin për belgët e shënoi Ferran Jutgla ndërsa Mario Pasalic për skuadrën italiane.
Një gabim i bergamaskëve në minutën e 15-të pranë gjysmëfushës së tyre bëri që sulmuesi spanjoll të ndëshkojë ekipin kundërshtar. Një situatë që Berat Gjimshiti dhe pjesa tjetër e mbrojtjes nuk kishin asnjë shans të reagonin.
Reagimi i Atalantës erdhi në fundin e pjesës së parë duke arritur të shënojë me Mario Pasalic në minutën e 41-të.
Goli i shënuar nga Ferran Jutgla
Goli i Pasalic
Poll