Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Nga autogoli i Kimmich te “magjia” e Karl, Bayern Munich i bën të gjitha në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nga autogoli i Kimmich te “magjia” e Karl, Bayern Munich i
Bayern Munich

Dueli i sotëm mes Bayern Munich dhe Sporting Lisbon, i vlefshëm për javën e 6-të të Champions League, u mbyll me rezultatin 3-1, në favor të bavarezëve. Pjesa e parë e lojës u mbyll nën “ujëra” të qeta, pasi asnjëra nga skuadrat nuk shënoi gol.

Ndryshimet erdhën në pjesën e dytë, pasi mesfushori Joshua Kimmich, tundi gabimisht rrjetën e tij në minutën e 54-të. Ekipi i Bayern Munich rivendosi baraspeshën pas 11 minutash me Gnabry. 

Talenti Karl demostroi "arsenalin" e tij në minutën e 69, duke kaluar në epërsi "rekordmenët" e Gjermanisë. Goli i sigurisë për të besuarit e trajnerit Vincent Kompany erdhi prej mbrojtësit Tah (77'). 

Me triumfin e sotëm, aktualisht Bayern Munich renditet i dyti në listë por me pikë të barabarta 15, po aq sa kryesuesi, Arsenal. Ndërsa Sporting Lisbon ndodhet në vendin e 9-të me 10 pikë.

 

Poll

Lexo gjithashtu