
Edon Zhegrova shënoi golin e fitores për Lille kundër Fenerbahces, me sfidën që mbaroi 2-1. Rrjeta e gjetur nga sulmuesi shqiptar erdhi pikërisht në minutën e 91, atëherë kur takimi u duk se do mbyllej barazim.
Festa ishte po ashtu e veçantë. Mourinho me Fenerbahcen e tij vetëm mund ta shikonin Zhegrovën, që mori fitore të madhe në Francë.
Zhegrova u aktivizua në pjesën e dytë. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës u fut në fushën e lojës, kur luhej minuta e 71. Zëvendësim që rezultoi me mjaft vlerë për skuadrën franceze të Lille.
Kjo ndeshje ishte e para e vlefshme për turin e tretë të Champions League. Francezët shkojnë në Turqi me avantazhin e fitores në shtëpi, ndërsa nënkampionët e Fenerbahces do tentojnë të përmbysin gjithçka.