
Edon Zhegrova
Kanë përfunduar 3 takimet e para, të vlefshme për fazën “play-off” të Champions League. Mbrëmje magjike për Edon Zhegrovën që shënoi gol dhe Arbën Hoxhën, ekipi i të cilit fitoi 3-0.
Kështu Dinamo e Zagrebit me 3 golat ndaj Qarabag, e konsideron thuajse të mbyllur çështjen e kualifikimit. Në anën tjetër goli i Zhegrovës që i dha fitoren 2-0 kundër Slavias së Pragës, ka peshë mjaft të madhe.
Crvena Zvezda u largua me humbje 2-1 nga Norvegjia përballë Bodo/Glimt. Tani mbetet për t’u parë si do shkojnë sfidat e kthimit, që po ashtu premtojnë spektakël.
REZULTATET:
Bodo/Glimt 2-1 Crvena Zvezda
Dinamo Zagreb 3-0 Qarabag
Lille 2-0 Slavia e Pragës
Goli i Edon Zhegrovës:
Poll